Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Takimi final i Projektit ENGINE

Në datat 9 dhe 10 Nëntor 2023, ASCAL mori pjesë në takimin final të Projektit ENGINE, të zhvilluar në Universitetin Europian të Tiranës.

Në ditën e parë të këtij takimi u prezantua implementimi i programeve të studimit dhe infrastrukturës ENGINE dhe zhvillimet e reja laboratorike të IAL-ve partnere shqiptare në këtë projekt, platforma Learning Management System (LMS) e ENGINE dhe roli i saj në zhvillimin e lëndëve dhe rritjen e kompetencave të pedagogëve, progresi në zhvillimin dhe ofrimin e kurseve përmes platformës ENGINE, si dhe u diskutua mbi publikimin dhe shpërndarjen e informacionit lidhur me aktivitetet e projektit.

Dita e dytë e takimit vijoi me prezantime të arritjeve për secilën paketë pune pjesë të projektit nga partnerët drejtues të këtyre paketave, dhe diskutime ndërmjet partnerëve për përgatitjen dhe finalizimin e raporteve përfundimtare të projektit.

ASCAL falenderon për angazhimin dhe bashkëpunimin e frytshëm të gjithë partnerët pjesë të këtij projekti.

1

2

4

3